← Shkrime në shqip

46 Minuta të suksesshme!

Img_0085Në fotografinë më sipër e shohim rrjetën time lokale, ku në qender qëndron Modemi i IPKO-së që e pranoj internetin edhe përmes këtij Modemi me anë të Routerit ne anën e majtë (LINKSYS i Kaltërti) i cili më mundëson me përhapë internetin në pajisjet e mia të cilat janë: Desktop, Laptop (2), iPhone (2) dhe iPad gjithsej 6 pajisje 5 WiFi dhe 1 e lidhur me UTP kabëll. Sot mas 16 muajve që e mora routerin që e meritoi që 16 muaj (IPKO – i bardhi) unë e lidha thashë mos është më i mirë se logjikisht janë mendu nga IPKO me u përputhë më mirë se versioni im (ilegal). Po pasi që punova në 2 pajisje me WIFI edhe kaluan 46 minuta të plota e kuptova që s'kam internet edhe pas 1 ore hulumtimi doli që ky routeri që ma ka ofru IPKO po refuzon me punu për shkak të kualitetit që e ka.

Si do qe te jete, hulumtova pak ne internet dhe i gjeta perafersisht 6 grupe qe ankohen per sherbimet e ipko-s edhe kerkush nuk i merr parasyesh ato. Na prape se prape vazhdojme me shume deshire dhe kenaqesi me shku e me pagu sherbime te ndryshme te Ipko-s dhe kurr nuk mundemi me shfrytezu ate qe e paguajme.

Komentet origjinale (2)

bajram ·

A se ke dit aaa kuu po i vonshem kokeee hheheheh

Valon ·

Skisha me thone vonshem po jom anku ne vende te gabueshme ton kohen, tash e kom lon ketu me qene e deshmuar :).