← Shkrime në shqip

A din me gatu?

Mirëmbrëma të gjithëve! Sot kam kënaqësinë t'ju prezantoj një projekt që e kemi me shumë zemër: QYSH ME GATU?

Timeline

Simbolika e Sofrabezit

Nëse shikoni prapavijën e platformës sonë, do të vëreni motivin e famshëm me katrorë. Ky është sofrabezi që e përdorim çdo ditë në shtëpitë tona kur mblidhemi me familjen për të ngrënë ushqim të shijshëm. Edhe pse nuk e di historinë e saktë të këtyre katrorëve, i kam vrejtur në pothuajse çdo shtëpi shqiptare – i kuq, i kaltër apo i gjelbër, sofrabezi është simbol i mikpritjes dhe hapit të fundit të krejt procesit të gatimit: shërbimit të ushqimit me dashuri.

Nga Tradicionalja tek Trendet Moderne

Ajo që e bën Qysh Me Gatu interesant është larmia e kategorive. Ne kemi filluar me recetat Tradicionale që na i kanë mësuar gjyshet, por po vërejmë një rritje të madhe të interesimit për kategoritë e reja.

552073_431559683550151_1676986582_n 1

Gjithnjë e më shumë njerëz po vriten për kualitetin e ushqimit dhe dietat e shëndetshme. Kategoria Vegjetariane po rritet çdo ditë. Është një trend global që po vjen edhe te ne – ulja e konsumit të mishit dhe edukimi mbi vlerat ushqimore të perimeve.

Bëhu pjesë e komunitetit tonë

Qysh Me Gatu nuk është vetëm një faqe ku ne postojmë receta. Ne duam që kjo të jetë një platformë ku secili prej jush mund të bëhet një "Chef" virtual. Ju ftoj që të na dërgoni recetat tuaja sekrete, ato që i bëni më së miri. Pse të mos hapni mini-blogun tuaj brenda platformës sonë, sikurse ka bërë Eni Turkeshi?

Pije dhe Kokteje për çdo stinë

Meqenëse jemi në një periudhë feste dhe i nxehti i verës sapo ka kaluar (ndërkohë që kemi kaluar edhe muajin e Ramazanit), po punojmë me popullu kategorinë e Pijeve. Deri tash kemi receta shumë të mira për Çaj të Ftohtë me pjeshkë apo Kafe të Ftohtë që janë perfekte për pasditet e gjata.

Ju bëftë mirë dhe mirë se vini në kuzhinën tonë digjitale!

Njam njam njam…