Me datën 30 maj e kam nisur këtë pyetësor për miqtë e mi në Facebook dhe rrjetet tjera sociale. Sot po i publikoj rezultatet. Pra, mostra është 454 persona të pyetur, ku gjinia mashkullore dominon dhe mosha prej 18-25.
Krejt këto të dhëna reflektojnë edhe demografinë që e përdor më shumë Facebook-un. Nga përgjigjet e pranuara rreth 30% e individëve që janë përgjigjur do të votojnë për PF-në, kurse 39,2% për Vetëvendosjen. Kurse partitë tjera kanë marrë përqindje më të vogël (siç edhe mund të vëreni nga grafet e paraqitura).
Visar Arifaj i ka marrë 32,8% si kandidat për kryeministër, i tejkaluar vetëm nga Albin Kurti me 40,7%. Rreth 7% nga lista e miqve të mi është Hashim Thaçi. Natyrisht nuk po pretendoj që këto të dhëna të reflektojnë situatën në tërë Kosovën, por në mungesë të të dhënave reale nga terreni, më është dashur që të testoj të paktën disponimin nga rrethi im i miqve në rrjete sociale.







Raporti origjinal ne formation PDF – Survey-kosovo
