← Shkrime në shqip

Facebook ne rruge te Youtube me Content ID

Facebook stop autoplay

Para pak ditëve më erdhi një email që njërën nga fanpage-et në Facebook e kanë vrejtur se njëra nga video materialet që është postuar ka qenë prodhim i dikujt tjetër dhe e kam marrë unë pa leje, edhe për këtë arsye ma kanë fshi video-n pa paralajmërim, emaili ishte ky:

Facebook video violation

Shiko fotografine e madhe.

Pak më erdhi keq edhe menjëherë mu kujtua koha kur në Youtube filluan me gjeneru të hyra artistat me video shikimet edhe e morën shumë seriozisht Content ID dhe tash po punojnë shumë për me i mbrojtur video materialet e tyre, ndërkohë që po duket se edhe Facebook e ka pa potencialin në video dhe reklama që tash ka fillu me i filtru/skenu materialet që janë pronë e dikujt dhe mos me lënë me ngarku materiale pa pasur të drejta autoriale.

Tash na mbetet me pa sa sa te mrzitshme mujne me qene Video reklamat ne Facebook video dhe cfar menyre kane me blloku Facebook-u shperndarjen e Video materialeve nga Youtube