← Shkrime në shqip

Qysh me u bo artist i çastit?

12229127783sebc0Nese bash nuk e din cka me bo te diellen ne mramje perveq se me u la si nje ritual jetesor ne kulturen Shqipetare atehere inspiruar nga Prishtina Mon Amour vendosa me bo nje instalacion apo veper arti.

Fillimisht e kalova kohën e hulumtimit, për mua ishte një stuhi e vërtetë mendimesh (gjithashtu njihet si proces Brain Storm) por në klikimin tim të 2 të në sq.wikipedia.org butonin (Artikull i rastësishëm) arrita te një artikull i quajtur ORA, unë menjëherë mendova: ehh “Rita Ora” shkoj pa më thirrë, po mandej e arsyetojmë se çika është shumë e zënë me promovimin e Kosovës gjithandej…dhe gjithsesi e pershendes dhe i uroj suksese.

Sido qe te jete hapi tejter ishte me shiku oren time ne mur dhe me leshu mendjen me vrapu e lire, me mendu cka kishin me mendu “artistat”!

Pastaj e hapa tekst editorin tim dhe e kopjova pershkrimin e wikipedia-se per Oren ne ne tekst editor lujta pak me llojin e shkronjave, me ngjyra dhe madhesi te shkronjave pastaj e printova:
Img_2961

Dhe nisa me i prite vizitoret ne dhomen e pritjes per me me jep komente…

Pas nje kohe e vrejta qe askush nuk e ka vrejte qe instalacioni im eshte nje leter e printuar me Definicionin e Ores ngjitur me Oren time ne dhome.

2012 09 16 15 33 34

… si perfundim e kalova nje dite te dielle me dicka pak ma ndryshe se veq me u la (pastru) e kuptova qe nuk po me shkon me personalitet me qene Artist, nuk mora ndonje koment inkurajues, nuk fitova asnje cmim nderkombetar e as pare,
ika me flejt e neser me shku ne pune.

Komentet origjinale (1)

buli3go ·

Krejt t’pakten nje here ne jete e provojne me u ba artist.
Kryesorja ti menjehere e paske kuptu qe s’je per ate pune.